Al-Xhazira: Katastrofë humanitare në Mosul, ku kanë mbetur pa ujë rreth 650.ooo irakianë

Al-Xhazira: Katastrofë humanitare në Mosul, ku kanë mbetur pa ujë rreth 650.ooo irakianë

Lufta në mes të forcave irakiane dhe kryengritësve të ISIS-it ka bërë që të ndërpritet furnizimi me ujë dhe ushqime në një pjesë të madhe të Mosulit, ku po zhvillohen luftime të rrepta mes palëve ndërluftues. Kjo gjendje e rëndë ka prekur më shumë se 40 për qind të qytetarëve, të cilët po vuajnë edhe nga uria. Pa ujë kanë mbetur rreth 650.ooo irakianë, meqë gjatë luftimeve janë goditur gypat e ujit me të cilin furnizohet qyteti. Një zyrtar i provincë Nineveh, ka thënë për Al-Xhazira se popullata po përjeton një katastrofë humanitare, pa ushqime, pa ujë, pa energji elektrike. Në këtë gjendje ndodhet popullata  e Mosulit,  e cila ka rreth 1 milionë e gjysmë banorë. Nga ky qytet i përfshirë në luftime të përditshme deri tani kanë ikur 74.000 banorë, ndërkohë që dimri do të rezultojë përfundimisht një katastrofë të paparashikueshme njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …