Brickos

Komuna e Suharekës e interesuar për projektin “Menaxhimi i Tokës”

Përfaqësues të GIZ-it dhe të MMPH  (Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) kanë qëndruar në Komunën e Suharekës ku janë takuar me nënkryetarin e Komunës z.Rexhep Kuçi dhe me  drejtorin e drejtorisë komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, z. Kushtrim Kicaj. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth një  projekti të ri që do të startojë këto ditë i quajtur “Menaxhimi i Tokës”. Më shumë lidhur me këtë Projekt ka fol  z. Michael Becker, këshilltar në GIZ, i cili pasi ka sqaruar rëndësinë e projektit më pas ka pyetur  se a është e gatshme  Komuna e Suharekës  për të qenë pjesë e këtij projekti. Nënkryetari Kuçi si dhe drejtori Kicaj, janë shprehur të gatshëm për  Planifikimin  hapësinor –  krijimi i data bazës digjitale për planifikimin hapësinor i cili do ti mbështesë për hartimin e Hartave Zonale Komunale sipas kërkesave  të ligjit për Planifikim Hapësinor. Pas takimit të gjithë së bashku kanë shkuar dhe kanë vizituar zyrat e drejtorisë komunale për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, kanë parë hapësirat dhe mjetet  e punës në këtë drejtori.

Ky ishte takimi fillestar për të diskutuar rreth gatishmërisë, ndërkaq më pas do të bëhet lista  përfundimtare e komunave që janë përzgjedhur për  mbështetje në bashkëpunim me   MMPH  ( Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po qëndron për vizitë në Bruksel

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron për vizitë  në Bruksel. Ai …