Përballën në balotazh, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën

Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën do të shkojnë në balotazh për kryetar të Drenasit.  Në zgjedhjet e së dielës së 4 dhjetorit, në 97.22 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka marrë 45.54 për qind të votave, ndërsa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën ka marrë 26.56 për qind të votave. Kandidati i pavarur, deri vonë  anëtar i PDK-së, Xhavit Drenori që në këto zgjedhje ka marrë 12.32 për qind të votave. AKR-ja ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim mezgjedhjet e kaluara lokale. Elmi Thaçi ka trefishuar votat e partisë së Behgjet Pacollit në Drenas, duke marrë këtë herë 7.54 për qind të votave. LDK-ja ka shënuar rënie, ndërsa në këto zgjedhje kandidati i saj, Bedri Nika ka marrë 5.26 për qind të votave. Vehbi Berisha i partisë “Fjala” ka marrë 2.62 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …