Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë një takimi e njoftoi kryesuesen e BE-së, në Kosovës zonjën, Natalia   Apostolova mbi projektet infrastrukturore që po zhvillohen në vendin tonë, duke veçuar rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, për të cilën tanimë janë aprovuar grantet për fazën e parë nga Komisioni Evropian. Përpos investimeve në infrastrukturën rrugore u bisedua edhe për tregun hekurudhor si pjesë e kërkesave për zbatimin e “masave të buta” në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat ministri Zharku shprehu bindjen se bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave do të vazhdoj me zbatimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …