leoni

Ministri Zharku merr pjesë në takimin e dymbëdhjetë të SEETO-s në Bruksel

Ministri Zharku merr pjesë në takimin e dymbëdhjetë të SEETO-s në Bruksel

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me një delegacion të lartë nga Ministria e Infrastrukturës, po merr pjesë në Takimin e Dymbëdhjetë Ministror të SEETO-s, që po mbahet në Bruksel. Në sesionin e sotëm të takimit, në të cilin kanë marrë pjesë ministra të transportit të vendeve të Evropës Juglindore, anëtarë të SEETO-s, ministri Zharku ka prezantuar masat, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës për zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në komunikacionin rrugor. Ai  ka pasur një sërë takimesh me ministrat pjesëmarrës, me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshirë komisaren  e BE-së për Transporti, Violeta Bulc dhe komisarin për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, të cilët ministrit, Lutfi Zharku ia dorëzuan Traktatin e Komunitetit të Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …