Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2016 janë shuar mijëra biznese

Niveli i shuarjes së bizneseve në Kosovë viteve të fundit po shënon rritje

Niveli i shuarjes së bizneseve në Kosovë, viteve të fundit, po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare, nga janari i këtij viti e deri më tani, janë mbyllur mbi 2,200 biznese. Përderisa në vitin 2015 ishin rreth 2,200 biznese të shuara, ndërsa në vitin 2014, sipas Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, qenë mbyllur mbi 1,600 biznese. Ekspertë të çështjeve ekonomike shprehin shqetësimin se pikërisht politikat jo favorizuese, ekonomia jo ligjore, korrupsioni dhe kamatat e larta të kredive, po ndikojnë në mbylljen e bizneseve. Mbyllja e tyre, nënvizojnë ekspertët, sjell si pasojë edhe në shuarjen e vendeve të punës. Drejtori Ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se bizneset që në mënyrë vullnetare shuhen, vlerësohen biznese të reja dhe të vogla të cilat nuk mund t’i rezistojnë konkurrencës së madhe që ekziston në tregun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …