Johannes Hahn, parasheh që së paku një kapitull t’i hapet Serbisë

Johannes Hahn, parasheh që së paku një kapitull t’i hapet Serbisë

Komisari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar se Serbinë e pret hapja  e një kapitulli të negociatave me BE-në, deri më 13 dhjetor, bëjnë të ditur  mediet e Beogradit. Nëse do të hapet vetëm një ose tre kapituj për Serbinë, varet para së gjithash nga ajo se a do të respektohen afatet për zbatimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë për telekomunikacionin në dialogun e Brukselit midis Beogradit e Prishtinës. Komisari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili qëndroi dje në Beograd, parasheh që së paku një kapitull t’i hapet Serbisë. Ai ndër të tjera ka theksuar se si Serbia, ashtu edhe Kosova duhet të përmbushin elementet e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve. Fillimi i zbatimit të prefiksit telefonik për Kosovën përbën një kusht të ri për normalizimin e marrëdhënieve”, është shprehur Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …