Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa pret që ministrat serbë të kthehen në qeveri

Kryeministri Mustafa, pret që ministrat serbë të kthehen në qeveri  dhe të emërohen ministrat në ministritë, të cilat tashmë po udhëhiqen nga ushtruesit e  detyrave. Ai ka thënë se Qeveria po punon në mënyrë normale dhe po i   kryen punët pa ndonjë pengesë. Në Ministrinë e Integrimeve po presim propozim më shpejtë do të plotësojmë këtë. Dhe unë po ashtu pres që së shpejti do të kthehet Lista serbe dhe ministrat serbë të vazhdojnë punën. Edhe pse ata po shprehen se e kanë ngrirë  aktivitetin e tyre,  ata po punojë nëpër  ministritë përkatëse, po s’po marrin pjesë akoma në mbledhje të Qeverisë, ka sqaruar mes tjerash, kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …