Aksidentet rrugore janë kthyer një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve në Shqipëri

Edhe pse ende nuk është mbyllur viti 2016, të dhënat e fundit që i përkasin periudhës Janar – Shtator, tregojnë se numri i personave të vdekur në 9 muajt e këtij viti, i është afruar totalit të personave të vdekur gjatë gjithë vitit të kaluar. Kështu, sipas shifrave zyrtare, në  vitin 2015, në rrugët e Shqipërisë u mbytën 270 veta nga aksidentet, ndërsa deri në Shtator 2016, humbën jetën 202 pjesëmarrës në komunikacion. Shqipëria, radhitet e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Gjatë vitit të fundit ka pasur afërsisht 2.000 aksidente nga të cilat 2.692 veta  janë përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte. Nga ta, 270 kanë ndërruar jetë. Si shkak kryesor i përgjakjes së rrugëve nga aksidentet mbetet shpejtësia e lartë, që vjen si pasojë e mos respektimit të shenjave  rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …