Edi Rama: Ballkani nuk është më fuçi baroti

Edi Rama: Ballkani nuk është më fuçi baroti

Në ditën e Rinisë në Tiranë është hapur zyra rajonale rinore. Në këtë takim ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe ministrat e Rinisë të Rajonit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë zyrë si një urë bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të një rruge të përbashkët, atë të Bashkimit Europian. Gjithashtu kryeministri tha se sot Ballkani është ndryshe dhe ka një atmosferë paqeje dhe ndërveprimi, më parë Ballkani konsiderohej si fuçi baruti. Sot kemi një atmosferë paqeje dhe ndërveprimi, pavarësisht se nuk jemi dakord për gjithçka dhe iniciativa të tilla janë të vyera sepse janë përpjekje të duhura për ti dhënë kësaj paqeje cilësinë e një bashkëpunimi të qëndrueshëm e një ndërveprimi të harmonizuar në funksion të rrugës së Bashkimit Europian”, tha kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …