Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa nuk i jep rëndësi murit-ndarës në Mitrovicë, por “të arriturave” në dialog me Serbinë

Përderisa ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka alarmuar ndërtimin e murit ndarës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për gazetarë ka thënë se çështja e ndërtimit të murit në Urën e Ibrit në veri të Mitrovicës do të trajtohet mbi bazën e ligjit. Mendoj se relacionet e Kosovës, të arriturat e Kosovës nuk mund të zbehen në një me një mur i cili po ndërtohet atje, sepse shumë më të rëndësishme janë relacionet për të cilat ne po flasim sot se sa çështja e një muri në veri, ka thënë Mustafa. Ai ka theksuar se muri do të trajtohet mbi bazën e ligjit dhe do ta trajtohet nga  organet kompetente që janë. Thaçi: Kosova i ka të gjitha ligjet me të cilat i mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …