Pasi kryeministri Mustafa nuk i ka dhënë fare rëndësi ndërtimit të murit-ndarës në Mitrovicë, ka reaguar sekretari i AAK-s, Blerim Kuçi. Ai iu ka drejtuar kryeministrit me fjalët: Përpjekja e juaj që ta hidhni fajin diku tjetër e të mos e pranoni dështimin në këtë temë, flet për dështimin dhe paranojën tuaj, jo për qëndrimin parimor e krejt pa interes të Opozitës, e cila sipas jush paska dashur ta kallë Kosovën. Sot nuk është temë kufiri me Malin e Zi, pavarësisht përpjekjes suaj për ta rikthyer në orbitë, të cilin nuk e kanë votuar as deputetë të partisë suaj e lere më të tjerët, por një kufi tjetër, i cili po vendoset me mur në Mitrovicë. Nëse je Kryeministër, merru me këtë temë dhe shembe atë mur, ose shko në shpi. Ne nuk e kemi ndërmend të heqim dorë kurrë nga asnjë milimetër e territorit të Kosovës, pavarësisht paranojës suaj të dështimit”, ka thënë, Blerim Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …