leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Dështimet e mëdha për Kosovën kanë filluar sidomos para dy vitesh

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Nismës për Kosovën, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi nëpërmes një letre drejtuar medieve ka thënë se dështimet e mëdha për Kosovën kanë filluar para dy vitesh. Ai thotë se në fillimin e koalicionit qeverisës filloi edhe ikja e madhe e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së. “Nëse ju kujtohet disa muaj para se të formohej koalicioni i tashëm politik, ishte formuar LAN-i e më vonë VLAN-i, qytetarët patën festuar. Ndërsa pas formimit të koalicionit të PDK-LDK që bërë një heshtje varri e cila prodhoj një ikje të madhe te qytetarëve nga Kosova në drejtim te vendeve të BE-së. Krasniqi ka  numëruar edhe dështimet e qeverisë, në politikë, ekonomi, arsim e shëndetësi, marrëveshjen e Demarkacionit e të tjera.

“Tani u bënë dy vjet që kur erdhi Qeveria Mustafa-Thaçi, e cila për dy vjet solli dështime të mëdha në fushat kryesore të jetës politike, ekonomike, zhvillimore, arsimore e shëndetësore. Por, padyshim më kryesorja është: Dëshpërimi i Madh i qytetarëve te Kosovës. Solli dy marrëveshje shumë të dëmshme për proceset politike në vend, si: Demarkacionin me Malin e Zi, me të cilën Kosova po humbë mbi 8200 hektarë tokë. Vazhdimi i marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë në Bruksel, të cilat marrëveshje këtyre dite rezultuan me murin ndarës në Mitrovicë. Marrëveshjet të cilat ishin proklamuar si sukses i madh i Kosovës, se serbet dhe strukturat e Serbisë në Kosovë po integroheshin, këta integruan një pjesë te territorit te Kosovës në Serbi. Sundimi i ligjit nuk shihet në horizont, Sistemi i Drejtësisë ka rënë në kolaps dhe i dezintegruar skajshmërisht. Krimi dhe korrupsioni janë bërë pengesat kryesore për zhvillimin e vendit dhe përgjithësisht investime nuk ka. Qeveritarët tanë jo pak herë janë krenuar me gjeneratën e re e cila si pas raportit të PISA-s po del të jetë gjysmë analfabete. Shëndetësia është degraduar skajshmërisht, barnat me shumicë shteti i blen më shtrenjtë sesa ato që shiten me pakicë?!”, vazhdon më tej Krasniqi. E qeverisja e Isa Mustafës,  është vetëm vazhdim dhe thellim i keqqeverisjes së asaj që kishte filluar qeverisja e Hashim Thaçit.

“Krejt çka ka bërë Qeveria Mustafa është: vazhdimi dhe thellimi i keqqeverisjes i filluar nga Thaçi. Pra degradimi i qeverisjes nuk ka të ndalur përderisa vendi qeveriset nga mentaliteti bajraktaristë e komunistë. Mentalitet që nuk mund të pajtohet me sundimin e ligjit. Mentalitet që nuk e dinë as çka është shteti i së drejtës”, shkruan Jakup Krasniqi. Për të dalë nga kjo gjendje, ka vetëm një rrugë: Zgjedhjet e reja, të lira, të drejta e demokratike. “Pra është në duart e qytetarëve të Kosovës që vendit t’ia ofrojnë një perspektivë të re.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …