Isa Mustafa

Mustafa: Qytetarët e Kosovës e dinë më mirë se kushdo se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut

Kryeministrit Isa Mustafa, thotë se  qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumë-vjeçar nga Serbia e Jugosllavia e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut. Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara, ka thënë kryeministri Mustafa me rastin e Ditës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …