Daily Star: Moska ka rënë dakord për të dërguar sistemet bërthamore të raketave “C-400” në Serbi

Daily Star: Moska ka rënë dakord për të dërguar sistemet bërthamore të raketave “C-400” në Serbi

Gazeta e Britanisë së Madhe, “Daily Star” shkruan se  Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftese nga kryeministri i saj. Sipas deklaratave zyrtare, Ministri i jashtëm serb, gjithashtu njoftoi dje Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të vendit, pas kërkesës në fjalë. Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi”, tha Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç. Mesa duket Rusia po mendon që sistemet bërthamore do të raketave “C-400” të vendosen në Serbi, shkruan gazeta britanike. Tashmë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës. “Daily Star” gjithashtu thekson se NATO-ja u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë. Ky veprim i vuri raketa bërthamore shumë pranë Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …