Aleksandar Vuciq

Për shkak të bllokadës që i ka bërë Kroacia, kryeministri Vuçiq bojkoton takimet në Bruksel

Për shkak të bllokadës që i ka bërë Kroacia, Kryeministri i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq bojkoton takimet në Bruksel. Ndërkohë është bërë e ditur se Berlini zyrtar  nuk është dakord me bojkotin në ceremoninë e hapjes së kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. “Mjaft më me kushtëzime”, tha Vuçiqi, i cili bëri të ditur se do të largohet nga Brukseli dhe do të kthehet në Beograd. Zagrebi ka kërkuar përmirësimin e pozitës së minoritetit kroat në Serbi, në veçanti në lekturat shkollore. Vuçiq e konfirmoi vendimin e tij për largim pas takimit që zhvilloi me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …