Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Qeveria do të ndryshojë ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, pasi nuk arrin t’i përballojë ato

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se Qeveria do të ndryshojë ligjin për pensionet e veteranëve të UÇK-së, pasi nuk po  arrin t’ i përballojë  pensionet e përmuajshme  as të 28.000 veteranëve e kurrsesi edhe të pjesës me rreth 20.000 të tjerë. Kosova do ta reformojë skemën e pensioneve për veteranët e luftës për të trajtuar koston e lartë, pasi iu kërkua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ta trajtojë këtë problem,  “Pa reforma, shpenzimi për skemat që kanë lidhje me luftën mund të arrijë në më shumë se 100 milionë euro në vit, që është dukshëm më shumë nga sa mund të përballojë Kosova,” kanë deklaruar zyrtarët e FMN-së, pas diskutimeve në Prishtinë. Kryetari i veteranëve Hysni Ngucati, thotë se nëse një veteran ka qenë në luftë për një ditë, ajo ditë duhet të kompensohet. Kështu që ne duam që kontributi të paguhet për çdo ditë që çdo veteran ka qenë në luftë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …