leoni

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi, Muri-ndarës në Mitrovicë është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit të Këshillit për Komunitete, ka thënë se muri afër urës së Ibrit në Mitrovicë është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, në të cilat ai ka qenë negociator i delegacionit të Kosovës.  Gjatë takimit ai deklaroi se çështja e murit nuk do të diskutohet as me Serbinë as me Bashkimin Europian, por nuk treguar se a do të rrënohet, apo si gjithnjë krejt kjo si zakonisht do të kalojë me deklarata.  Gjatë këtij takimi, Thaçi  nuk ka komentuar akuzat që i janë bërë nga familjarët e të pagjeturve dhe opozita për lojërat politike që po i bën duke bërë homazhe te varrezat e serbëve të vrarë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …