Ministrja Dhurata Hoxha merr mbështetjen e homologëve të Evropës Qendrore

Ministrja Dhurata Hoxha merr mbështetjen e homologëve të Evropës Qendrore

Ministrja Hoxha në takim me homologët e saj të Evropës qendrore theksoi se reformat që po ndërmerren në Drejtësi në Republikën e Kosovës, janë në koordinim dhe me asistencën e BE-së në mënyrë që këto reforma të jenë edhe një hap më afër integrimeve evropiane. Me ftesë të Ministrit federal austriak të Drejtësisë, Dr. Wolfgang Brandstetter, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin e fund vitit të ministrave të Drejtësisë të Evropës qendrore. Në këtë takim, diskutimet mes Ministrave u fokusuan në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të  Evropës qendrore.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …