McCain

John McCain: Komisioni të vlerësojë deri ku ka shkuar ndërhyrja ruse në SHBA

Një senator republikan me ndikim, ka bërë thirrje që komisioni i cili do të hetojë se deri ku ka shkuar ndërhyrja ruse gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, të jetë i unifikuar. Senatori John McCain nga Arizona, i ka thënë rrjetit televiziv, CNN mbrëmjen e 18 dhjetorit, se hetimet e disa fishta të sulmeve të dyshuara kibernetike ruse do të ishin të pamjaftueshme. Ai ka bërë thirrje që kjo të bëhet prej një komisioni të vetëm që përbëhet nga pjesëtarë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. “Kjo çështje është serioze”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …