Komandanti i Ushtrisë së Gjermanisë vizitoi FSK-në

Komandanti i Ushtrisë së Gjermanisë vizitoi FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur në vizitë, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, gjeneralin me katër yje, Volker Wieker, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë. Me këtë rast, gjeneral Rama e ka njoftuar nga afër gjeneralin gjerman Wieker me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së deri në këtë fazë, si për synimet e Forcës drejt përvetësimit dhe aplikimit me sukses të standardeve të NATO-s,  me të cilat standarde zhvillohen dhe operojnë shumica e vendeve perëndimore. Gjenerali Wieker përgëzoi, gjeneralin Rama për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së,  të një Force e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil, force në shërbim për të gjithë qytetarët e vendit, po ashtu një Forcë e hapur për bashkëpunim regjional dhe më gjerë. Me këtë rast Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit si dhe kontributin e ushtrisë gjermane për ngritjen dhe profesionalizimin e më tejmë të FSK-së. Me këtë rast, Komandanti i Ushtrisë gjermane Volker Wieker pa nga afër demonstrimin dhe pajisjet e njësisë së kërkim shpëtimit në  Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së  në kazermën e Pomozotinit, qendër kjo e cila synon të jetë edhe qendër rajonale për trajnim nga fusha e kërkim shpëtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …