Ministrja Hoxha

Ministrja Hoxha ka kërkuar që të hetohen deklaratat e Tomë Gashit dhe mjekoligjorëve nga Shqipëria

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për ta sqaruar opinionin publik dhe verifikuar pretendimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të hetohen deklaratat e avokatit Tomë Gashi, si dhe të dy mjekoligjorëve nga Shqipëria.  Në letrën që i është dërguar kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi nga ministrja Dhurata Hoxha, e cila sipas disa medieve, mban datën e sotme, thuhet se duhet të hetohen  raportet e personave jokompetentë, që dalin përtej autorizimeve ligjore dhe që janë në kundërshtim edhe me kodin penal. Në këtë shkresë kërkohen hetime për deklaratat e avokatit Tomë Gashi dhe raportin personal të mjekoligjorit nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe pedologut Besim Latifaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja Vjosa Osmani, në shënim të 25-vjetorit të Masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është Srebrenica e Kosovës

Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë  përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka …