Delegacioni serb pengoi delegacionin e Kosovës për të marrë pjesë në një mbledhje të AP-së

Delegacioni serb pengoi delegacionin e Kosovës për të marrë pjesë në një mbledhje të AP-së

Burimet serbe të informimit bëjnë të ditur se Shefja e delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Aleksandra Gjuroviq ia ka arritur pengojë delegacionin e Kosovës të marrë pjesë në mbledhje. Ajo i ka penguar delegacionit të Kosovës të propozojë dhe të nënshkruajë rezolutë në këtë organizëm të Këshillit të Europës. Gjuroviq ka  sqaruar se delegacioni i Serbisë ka kërkuar nga kryetari Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Pedro Agramunte që propozim memorandumi me të cilin Kosovës do t’i lejohej pjesëmarrja në mbledhje, të hiqet nga rendi i ditës të së Asamblesë Parlamente të Këshillit të Evropës dhe se ky propozim është miratuar njëzëri dhe kështu Kosovës iu pamundësua pjesëmarrja. Edhe përkundër këtij vendimi, Shqipëria, Danimarka dhe Britania e Madhe kanë kërkuar që të votohet për memorandumin, por  15 vende  ishin kundër dhe vetëm 5 pro pjesëmarrjes së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …