leoni

Komisioni Hetimor në lidhje me gjendjen në PTK, kërkon që të krijojnë një dosje për intervistat e diskutuara deri më tash

Vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit, në Vjenë, ka goditur rëndë Telekomin e Kosovës

Vendimi i fundit i Gjykatës së Arbitrazhit, në Vjenë, ka goditur rëndë Telekomin e Kosovës, të vetmen kompani profitabile në vend.  Për mospërmbushje të kontratës Telekomi i Kosovës  duhet t’ia kompensojë operatorit virual “Z Mobile” 30 milionë euro. 5 milionë euro të tjera Qeveria duhet t’ia paguajë një shtypshkronje shtetërore austriake, po ashtu për mospërmbushje të kontratës. Ndërkaq, përmes një procesi tjetër kompania “Axos” po kërkon nga shteti më shumë se 380 milionë euro kompensim për ndërprerjen e privatizimit të Telekomit. Shteti rrezikon t’i humbasë më shumë se 400 milionë euro nga vendimet e gjykatave të Arbitrazhit për shkëputje të kontratave në mes të institucioneve shtetërore, por edhe ndërmarrjeve publike me kompani të huaja dhe vendore. Sindikata e Telekomit ka paralajmëruar kundërvënie me protesta në rast se Qeveria nuk ndërmerr masa adekuate për ta ruajtur kompaninë nga grupet e interesit.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …