Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në fjalën për buxhetin e vitit 2017 ka deklaruar se ai nuk garanton formimin e ushtrisë së Kosovës. “Me buxhetin e vitit 2017 nuk do të ketë ushtri e Kosovës. Sepse Qeveria prapë është kujdesur të ndajë vetëm 5 milionë euro sa një gjysmë kilometri autostradë. Ky buxhet nuk garanton as rritje të kapaciteteve të Policisë. Selimi, ka bërë thirrje që këtë projektligj ta refuzojë edhe pozita.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
