Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës debatohet për murin-ndarës në pjesën veriore të Mitrovicës

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë në të cilën do të debatohet për murin-ndarës  murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët. Debati parlamentar është inicuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe është përkrahur nga 83 deputetë. Po sot, rreth orës 11.00, në Kuvendin e Kosovës do të mbajë fjalimin e tij vjetor, kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …