leoni

Vetëvendosja në Gjilan: 15 premtime të Lutfi Hazirit, që nuk u realizuan as pas tre viteve mandat

Vetëvendosja në Gjilan: 15 premtime të Lutfi Hazirit, që nuk u realizuan as pas tre viteve mandat

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan realizoi sot një aksion simbolik, me ç’rast u paraqiten 15 premtime të Lutfi Hazirit, të cilat nuk u realizuan as pas tre viteve mandat. Qeverisja e LDK’së në këtë komunë, duke marrë për model qeverisjen qendrore në krye me Isa Mustafën, dha shumë premtime, kurse solli vetëm keqqeverisje. Në vend të investimeve të premtuara në bujqësi, në vend të përmirësimit të cilësisë në arsim dhe në vend të shërbimeve më të mira publike për gjilanasit, Lutfi Haziri, sikurse edhe shefi i tij Isa Mustafa, e la bujqësinë në gjendje të mjerueshme, vazhdoi praktikën e PDK-së duke politizuar jashtëzakonisht arsimin dhe duke rehatuar militantë partiakë e familjarë, si dhe vazhdoi qeverisjen me mungesë totale të transparencës.

Një qeverisje e tillë nuk i duhet Gjilanit, e asnjë komune tjetër. Lutfi Haziri është shembull jashtëzakonisht i keq politikanit, i cili gënjen qytetarët dhe ka sjellje të papërgjegjshme ndaj elektoratit dhe qytetarëve. Gjilani, sikurse e tërë Kosova, ka nevojë urgjente për ta ndërruar qeverisjen. Gjilanit dhe Kosovës i duhet një qeverisje që në vend të krimit e korrupsionit dhe varfërisë e mjerimit, sjell drejtësi, zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale.

Më poshtë lista e premtimeve nga Lutfi Haziri:

1.Ulje qind për qind të taksave komunale.

2.Ndërtimi i sistemit të ujitjes për plantacionet bujqësore.

3.Në vitin e parë do t’i ndajmë 1 milionë euro për bujqësi, në vitin e dytë do t’i ndajmë 2 milionë euro për bujqësi.

4.Bujqit do t’i kenë falas grurin për mbjellje dhe naftën për korrje.

5.Do të ofrojmë për bujqit shitjen e produkteve bujqësore në fabrikën e miellit “KUALITETI”.

6.Do ta ulim tatimin në pronë për 40%.

7.50% e buxhetit të komunës do të shkojë për familjet që e punojnë tokën.

8.Do të rritet përkrahja e komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

9.Do ta rrisim nivelin e pastërtisë në qytet.

10.Do të ndërtojmë parqe, kopshte dhe çerdhe të reja për fëmijë.

11.Asnjë zonë të Gjilanit nuk do ta lëmë pa ndriqim publik.

12.Do ta depolitizojmë arsimin dhe administratën e komunës.

12.Do të ofrohen shërbime të mira mjekësore për secilin qytetar.

13.Do t’i heqim ujërat e zeza në fshatin Malishevë.

14.Do t’i shlyejmë të gjitha borxhet që i ka komuna ndaj biznesit.

15.Do ta rrisim nivelin e përfaqësimit të grave në ekzekutiv.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …