leoni

Sot shënohet 18-vjetori i “Betejes së Tabeve te Llapashticës”

Sot shënohet 18-vjetori i “Betejes së Tabeve të Llapashticës”

Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, dega  në  Besianë, ka bërë të ditur  se sot me aktivitete përkujtimore e kulturore do të shënohet beteja e lavdishme e UÇK-së,  njohur si “Beteja e Tabeve të Llapashticës”, e Zonës Operative të Llapit. Manifestimi qendror mbahet te Lapidari,  cili ruan përjetësinë për betejën dhe dëshmorët e rënë. Më 24 dhjetor 1998 në vijën e parë të frontit,në “Tabe” patën rënë heroikisht dëshmorët: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, ndërsa në Vendenis, Avni Selmani e Fatmir Selmani, kurse tri ditë më vonë në Kastrat, ka rënë trimërisht, arsimtari,  Remzi Demolli dhe ish nxënësi i tij, Jetullah Kastrati.  Qëndresa heroike e luftëtarëve të lirisë, “Te Tabet  e Llapashticës” shënon një faqe heroizmie e lavdie të trimave që nuk kursyen jetët e tyre për t’i sjellë liri Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …