Lekaj

Lekaj: Qëndrimet kryeministrit në favor të dy marrëveshjeve të dëmshme janë lajme ogurzeza për Kosovën

Pas publikimit të lajmit se serbi, Gjuriq ka dhënë ultimatum për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se që Kosova të jetë e qëndrueshme, duhet të fuqizohen qytetarët e saj.   Banditi Gjuriq me ultimatum, kërcënon me krijimin e Asociacionit sipas ligjeve të Serbisë, ndërsa kryeministri i Kosovës si pulë e detit që nuk i dëgjohet zëri. Nuk mund të gjesh zgjidhje për asnjë problem përderisa e mohon atë edhe përkundër ekzistencës së tij. Problemi ndër të shumtë për Kosovën është edhe Lista Serbe që më mend furnizohet në Beograd e veprat e dëmshme, sipas direktivave të Vuçiqit, i realizon në Kosovë sikur është rasti më Asociacionin dhe insistimin e tyre për ta bërë atë medoemos.

Qëndrimet e vazhdueshme të kryeministrit Mustafa në favor të dy marrëveshjeve të dëmshme janë, lajme ogurzeza për Kosovën dhe dhënie zemër për njerëzit si puna e Vuçiqit, Gjuriqit dhe disa udhëheqësve të Listës Serbe për të vepruar ashtu si ua ka ëndja atyre dhe si është më se miri për fuqizimin e ndikimit të Serbisë në Kosovë. Me Isa Mustafën kryeministër, Kosova do të vazhdojë të konsiderohet nga Serbia si pronë e saj. Me Isa Mustafën kryeministër, Kosova do të vazhdojë të jetë e ndikuar nga Serbia dhe s’do të jetë asnjëherë e pavarur. Që të ndryshohen këto duhet të fuqizohen qytetarët e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …