Gruaja Demokratike e Kosovës përmbylli aktivitetet e këtij viti kalendarik

Gruaja Demokratike e Kosovës përmbylli aktivitetet e këtij viti kalendarik

Kryetarja e Gruas Demokratike, Justina Shiroka Pula, në një takim për fund të vitit ka thënë se ndërrimi i moteve shërben për t’u ndalur e për të reflektuar, shërben për të kujtuar çfarë bëmë dhe çfarë duhet të bëjmë. Në praninë e mbi 300 grave të strukturës së Gruas të Partisë Demokratike të Kosovës u shënua përmbyllja e aktiviteteve për vitin kalendarik 2016, si dhe u qartësua vizioni në angazhimet për vitin vijues . Në këtë ngjarje me mirënjohje dhe dhurata simbolike, u nderua e gjithë struktura drejtuese e GD-së, veçanërisht nëntë gra, të cilat ndihmuan shumë në fuqizimin e rolit të gruas. Kryetarja e GD-së, Justina Shiroka Pula, falënderoi të gjithë strukturën drejtuese të GD-së , qoftë të nivelit qendror a lokal, për angazhimin e treguar në fuqizimin e gruas dhe përgjithësisht Partisë Demokratike.

“Sot, u bashkuam për të shënuar një përfundim dhe hapur një fillim të ri. Ndryshimi i motmoteve shërben për këtë gjë. Shërben për t’u ndalur e reflektuar, shërben për të kujtuar çfarë bëmë dhe për të planifikuar se çfarë duhet të bëjmë”, theksoi Shiroka Pula. Më tej, kryetarja Pula, u ndal edhe në objektivat që e presin gruan në vitin e ardhshëm kalendarik , e veçanarisht, angazhimet më të mëdha që i presin, duke e ditur që është vit zgjedhor. “Gruaja Demokratike, në këtë vit, tregoi se është e fortë dhe forca jonë flet vet. Shteti ynë gjithsesi po fuqizohet dhe fisnikërohet me rritjen e ndikimit të rolit të femrave në politikë, shoqëri dhe institucione. Zemra e një femre-nëne, tregon përkushtimin, mirësinë, mëshirën por edhe pasqyron vuajtjen për të tjerët. Këto virtyte, ne si parti në përgjithësi, por edhe si organe të Gruas Demokratike, i kultivuam dhe i bartëm në jetën institucionale.” përfundoi Shiroka Pula.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …