Mali i zi në NATO

Senati amerikan do të votojë kërkesën e Malit të Zi për t’u bërë anëtar i 29-të i NATO-s

Senati amerikan së shpejti  mund të votojë ratifikimin e kërkesës së Malit të Zi për t’u bërë anëtar i 29-të i NATO-s. Aleanca zyrtarisht e miratoi kërkesën në konferencën e saj të korrikut të mbajtur,  në Varshavë. Deri tani, 19 nga 28 aleatët e NATO-s e kanë miratuar atë zyrtarisht. Miratimi nga ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara mund t’u sinjalizojë të tjerëve për t’i dhënë dritën e gjelbër zgjerimit nëpërmjet veprimeve të tyre legjislative. Në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, tha se ai shpreson se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të formalizohet në gjysmën e parë të vitit 2017.  “Për ne është e rëndësishme që Senati amerikan të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori Rudolph thotë se Kosova rrezikon t’i humbasë fondet nëse s’ka Kuvend deri në fund të muajit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rajner Rudolph, ka folur rreth krijimit të institucioneve, duke ngritur shqetësimin …