Kryetari Thaçi, uroi kryetaren e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, për kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së

Kryetari Thaçi, uroi kryetaren e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, për kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryetaren  e Republikës së Maltës, zonjën,  Marie Luizë  Koleiro Preka, me rastin e marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në telegramin e urimit dërguar kryetares Preca, Thaçi ka shkruar se udhëheqja e Këshillit të Bashkimit Evropian nga Malta dhe parimet që ky vend promovon, e forcojnë besimin e qytetarëve të Kosovës,  se ata, sipas tij, e kanë zgjedhur më së miri  orientimin e tyre  për të qenë pjesë e familjes evropiane. Shpreh bindjen time se udhëheqja juaj do të kontribuojë në shtyrjen përpara të çështjeve më të rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe tërë kontinentin e Evropës, ka shkruar mes tjerash kryetari Thaçi në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …