Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Albulena Haxhiu: Viti 2016 ishte vit i vështirë për të gjithë qytetarët

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu vlerëson se viti 2016 ishte vit i vështirë për të dhe për të gjithë qytetarët. Për Haxhiun këtë vit të vështirë e ka bërë përballja më pushtetin për të ndalur miratimin e dy marrëveshjeve, atë të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe drejtësia për vdekjen e aktivistit të tyre në burgun e Prizrenit, Astrit Deharit. Ajo në një intervistë për lajmi.net ka thënë se bllokimi i miratimit të dy marrëveshjeve ka qenë fitore e Kosovës dhe e gjithë qytetarëve. Për të, viti 2017 nuk guxon të jetë sikur vitet e shkuara e as si 2016-ta, dhe duhet vazhduar që të bie kjo qeveri, pasi siç shprehet ajo sa më shpejtë që kjo Qeveri të bie, aq më shumë shpresë ka për vendin. E për ta bërë këtë, Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje është duke u angazhur për një koalicion ‘antikrim’, që sipas saj do të përbëhet edhe nga parti të tjera e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …