leoni

Thaçi

Kryetari Thaçi, i uroi postin sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin e ri të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për fillimin zyrtar të detyrës.  Në telegramin e urimit, kryetari Hashim Thaçi ka shprehur bindjen dhe besim e tij për përkushtimin e sekretarit Guterres në forcimin e rolit të organizatës më të rëndësishme globale të kombeve dhe shteteve të lira. Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju uroj marrjen zyrtare të detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.  Republika e Kosovës si shtet i ri dhe demokratik po jep kontribut të vazhdueshëm për paqen në rajon, për rritjen e bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe realizimin e synimeve euroatlantike, thuhet mes tjerash në telegramin  e kryetarit Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …