Kryetari Begaj, vizitoi shërbimet emergjente në Malishevë

Në kuadër të festimeve të ndërrimit të viteve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hajdin Berisha, i kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë, Policinë e Kosovës, Emergjencën e QKMF-së dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Kryetari Begaj dhe drejtorët Paçarizi e Berisha, i kanë falënderuar dhe përgëzuar këto shërbime, të cilët edhe në natën e ndërrimit të viteve, janë në shërbim të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …