Qytetarët e Gjakovës të gatshëm për të penguar vizitën e pelegrinëve e vrasësve serbë

Qytetarët e Gjakovës të gatshëm për të penguar vizitën e pelegrinëve e vrasësve serbë

Disa qytetarë të Gjakovës janë tubuar afër kishës ortodokse politike serbe, me qëllim për të  penguar vizitën e tyre paralajmëruar me rastin e krishtlindjes ortodokse. Komandanti i Stacionit policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se pelegrinët serbë pritet të vijnë prej orës 12 deri 13.00. Vizita e tyre në Gjakovë është përvitshme. Para dy vjetësh, nënat e të zhdukurve dhe gjakovarët liridashës  kishin protestuar  kundër pelegrinëve serbë , në mesin e të cilëve, ka pasur edhe kriminelë që kanë kryer krime masive kundër shqiptarëve. Aleksandar Jablanoviq, atëherë ministër për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, pat ofenduar nënat gjakovare të viktimave të këtyre krimeve të cilat ishin në mesin e protestuesve.  Pas protestave të shumta në Prishtinë dhe në vend, Jabllanoviq u shkarkua nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nagip Arifi:

Nagip Arifi: Qytetarët e Bujanocit do të votojnë pavarësisht thirrjeve përçarëse të Albin Kurtit

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, ka komentuar lidhur …