Në ANP “Adem Jashari” gjatë ditës pritet të realizohen 84 fluturime

Zyra për informim e ANP “Adem Jashari”, ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë pritet të realizohen gjithsej 84 fluturime, prej tyre 43 në shkuarje dhe 41 në arritje. Deri me tani të gjitha fluturimet jane realizuar me sukses përveç fluturimit të Turkish Airlines i cili është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll.

Kushtet atmosferike momentalisht janë të përshtatshme për fluturime në ANP “Adem Jashari” dhe pritet qe fluturimet e radhës të realizohen me sukses, thuhet ndër të tjera në njoftimin për medie të Zyrës për informim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Krasniqi: Koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin

Vesel Krasniqi: Tri dekada besnikëri dhe përvojë politike në krah të Fatmir Limajt

Vesel Krasniqi, një prej figurave më besnike dhe më të afërta të Fatmir Limajt, ka …