AAK: Mbështetja për kryetarin, Ramush Haradinaj, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj

Përmes një njoftimi drejtuar medieve, Aleanca për Ardhmërisë e Kosovës, konsideron se mbështetja popullore për kryetarin, Ramush Haradinaj, pozicionimi në krah të tij nga personalitete të rëndësishme nga vendi dhe bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike. Reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është tregues i qartë se opinioni në vend dhe jashtë tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë”. AAK-ja, është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik. “AAK, falënderon të gjithë ata mijëra qytetarë e personalitete, që iu gjenden përkrah tij dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme, thuhet në fund të komunikatës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …