Pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë sipas QKMK-së janë regjistruar në Merdadre, deri në 6 orë pritje

Vazhdojnë pritjet në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë

Pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdar, sado që janë shkurtuara, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë e gjysmë. Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e makinave në kufirin në Merdar arrijnë deri në 400 metra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare raportohet të jetë normale. Një gjendje e rënduar në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe në Merdar, por edhe tek Dheu i Bardhë, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, u shënua që nga fundi i vitit të kaluar, kur qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore, pritën me orë të tëra për të hyrë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …