Vetëvendosja

Vetëvendosja ka reaguar kundër vendimit të Serbisë për vënë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd- Mitrovicë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese ka reaguar kundër  vendimit të Serbisë për ta vënë në qarkullim linjën hekurudhore Beograd – Mitrovicë. Ky vendim, është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës. Ky projekt është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një mur ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit, sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet mes tjerash në kumtesën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …