Delegacioni i VV-së është takuar me Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor të Britanisë

Delegacioni i VV-së është takuar me Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor të Britanisë

Delegacioni i Vetëvendosjes është takuar me Drejtuesen e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Fiona Mcilwham. Gjatë takimit biseduam për alternativën tonë qeverisëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe lidhur me dëmet e dialogut pa kushte me Serbinë, dhe “Zajednicën” si dëmi më i madh për Kosovën që buron prej këtij dialogu. Njëkohësisht folëm edhe për nevojën për sovranizim të Kosovës veçanërisht në fushën e drejtësisë, që do të thotë çlirim të aparatit shtetëror nga kapja si rrugë drejt drejtësisë dhe demokracisë, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave jemi takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Laburiste Britanike, Baroneshën Janet Royall dhe deputetin, njëherit Ministrin në hije, Khalid Mahmood, me gazetarë britanikë, me organizata të mërgatës shqiptare në Londër dhe me akademikë shqiptarë në universitetet britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në …