leoni

Besim Hoti: Policia e Kosovës e gatshme për t’i dalë në ndihmë policisë kufitare në veri, nëse ajo e kërkon

Zëvendës-komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka deklaruar për Kosovapress se Policia e Kosovës, është e gatshme t’i dalë në ndihmë policisë kufitare në veri, nëse ajo kërkon ndihmë për ndalimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, të cilët janë nisur drejt Kosovës me tren, pa leje nga autoritetet e vendit. Është policia kufitare në Veri, e cila përbëhet nga policët serbë dhe ajo që do të duhej t’i ndalonte zyrtarët e Beogradit, të cilët nuk kanë marrë leje për të hyrë në Kosovë. Zyrtarët e lartë të Policisë së vendit tonë  ende nuk e kanë njoftuar opinionin lidhur me ndërhyrjen e fundit të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi dështon të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, pasi asnjëri prej deputetëve …