Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është përmirësuar dhe lehtësuar qarkullimi

Ministria e Infrastrukturës konstaton se gjendje e rrugëve në tërë vendin është e mirë

Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve nacionale dhe rajonale ka mundësuar një qarkullim të lehtësuar në të gjithë vendin. Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI, së bashku me Policinë e Kosovës po vazhdojnë të punojnë në koordinim të plotë, për zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe të sigurt. Po ashtu, ekipet e MI-së po bashkëpunojnë me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës për të vazhduar pastrimin e rrugëve në zona të thella malore. Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të qarkullojnë me kujdes të shtuar, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore, të respektojnë ligjin, duke respektuar rregullat e parkimit, për të mos shkaktuar parregullsi dhe bllokim të rrugëve, në mënyrë që gjatë mirëmbajtjes së tyre të mos shkaktohet ndonjë pengesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …