Kosova merr pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport që do të mbahet në Stamboll

Kosova merr pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport që do të mbahet në Stamboll

Kosova do të marrë pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport EMITT i cili do të mbahet në Stamboll të Turqisë nga 26 deri më 29 janar. Në këtë panair marrin pjesë 4550 përfaqësues që veprojnë në këta sektorë të ardhur nga 70 vende pjesëmarrëse. Pjesëmarrja në këtë panair do të jetë një mundësi për bizneset pjesëmarrëse nga Kosova që të krijojnë marrëdhënie të reja dhe të ti ofrojnë shërbimet e tyre të interesuarve për bashkëpunim në fushën e turizmit si dhe për sjelljen e më shumë turistëve në Kosovë. Organizimi bëhet nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës SHTAK, e mbështetur nga organizata Zvicerane Swisscontact, projekti PPSE, si dhe nga komuniteti i biznesit të Kosovës që do të jetë pjesëmarrës në këtë panair. Gjatë dy ditëve të para panairi do të jetë i hapur për vizitorët profesional kurse gjatë dy ditëve të fundit për klientët të interesuar për pushime në destiancionet e promovuara përfshirë edhe Kosovën.

Kushtrim Islami

Koordinator, SHTAK

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …