Thaçi

Thaçi: Do të kërkojmë tërheqjen e fletë arrestimeve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë bisedimeve të sotme, në Bruksel, në vazhdën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, do të kërkohet tërheqja e fletë arrestimeve të Serbisë, për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Thaçi beson se është momenti që të hapet kapitulli i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, duke u bazuar,  në standardet euro – atlantike. Ky kapitull, sipas Thaçit, do të mbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve. Duke folur për murin-ndarës në Mitrovicë, ai ka thënë se muri duhet të rrënohet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …