Madeline Albright: Do të regjistrohem myslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islamë në Amerikë

Madeline Albright: Do të regjistrohem myslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islamë në Amerikë

Pasi që kryetari amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se së shpejti do të nënshkruajë urdhrin për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë, ish sekretarja e shtetit, humanistja me origjinë hebraike, Medlin Olbrajt  ka deklaruar  se është gati të regjistrohet si myslimane. Ajo ka thënë se do të regjistrohet si myslimane, për t’u solidarizuar me besimtarët islamë në Amerikë. U rrita katolike, për t’u bërë episkopiane, ndërsa më vonë mora vesh që familja kishte prejardhje hebraike. Jam gati të regjistrohem si myslimane në mbështetje të tyre ”, ka shkruar Albright në llogarinë e saj në Twitter. Zonja Olbrajt është mike e madhe e shqiptarëve dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm  diplomatik në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …