Drejtori i AKI-së Agron Selimaj

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje

Agron Selimaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencë, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Nga burime brenda kësaj agjencie, merret vesh se arsyeja e dorëheqjes së Agron Selimajt nga kreu i AKI-së, ka të bëjë me mungesën e informacioneve për zhvillimet në veri të Mitrovicës dhe mos paralajmërimi me kohë  i Qeverisë dhe Presidencës. Lajmin për dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Agron Selimaj e ka konfirmuar  kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala. Agron  Selimaj ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …