Të burgosurit në Maqedoni vdesin në mungesë të shërbimeve shëndetësore

Të burgosurit në Maqedoni vdesin në mungesë të shërbimeve shëndetësore

Të burgosurit në Maqedoni, sidomos të burgosurit shqiptarë, kanë vdekur dhe vdesin në burgjet e Maqedonisë, bën të ditur Al-Xhazira.  3. 100 të burgosur të shpërndarë në 12 të ashtuquajtura Shtëpi Ndëshkuese Korrektuese nuk kanë shëndet të siguruar as u ofrohen shërbimet më të nevojshme mjekësore, të cilat u takojnë me ligje. Disa nga burgjet nuk kanë fare mjekë edhe pse Shteti ka obligim të sigurojë personelin që parashihet edhe  me rregullore. Gjatë disa muajve të fundit, në Burgun famëkeq të Idrizovës kanë vdekur pesë të burgosur.  Avokati i Popullit po hulumton rastin, ndërkohë që drejtoresha e Drejtorisë për Zbatimin e  Sankcioneve, e cila është përgjegjëse ligjore për gjendjen shëndetësore të të burgosurve, nuk dëshiron të flasë për mediet lidhur me  trajtimin në këtë segment të  të burgosurve, raporton Al-Xhazira, në një reportazh në gjuhën boshnjake.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …