Bisedimet Kosovë - Serbi

Të mërkurën në Bruksel do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë në nivelin më të lartë

Më 1 shkurt, 2017 në Bruksel do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë në nivelin më të lartë. Sipas burmeve të lajmeve nga Beogradi bëhet e ditur se delegacionin e Serbisë do ta udhëheqë kryeministri Vuçiq si dhe  kryetari Tomislav Nikoliq, ndërsa  delegacionin e  Kosovës kryetari Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa. Takimi i fundit në nivelin më të lartë ndërmjet dy vendeve është mbajtur në javën e kaluar. Ditë më parë kryetari Thaçi bisedoi përmes telefonit me kryeministrin e Serbisë Vuçiq lidhur me  vazhdimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-zyrtari i lartë i EULEX-it: Hetimi ndaj Thaçit, Haradinajt dhe UÇK-së ishte politik, jo i motivuar gjyqësisht

Ish-shefi i Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it në Kosovë, Mats Mattsson, ka ngritur dyshime serioze për …