Merkel kundërshtoi vendimin e kryetarit Trump për t’iu ndaluar hyrjen qytetarëve nga 7 vende myslimane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e kundërshtoi hapur vendimin e kryetarit amerikan Donald Trump për t’iu ndaluar hyrjen qytetarëve nga 7 vende me shumicë myslimane. Lufta kundër terrorizmit nuk do të fitohet me masa kundër individëve të caktuar, thotë zonja Merkel  duke i kujtuar shefit të Shtëpisë së Bardhë konventat dhe të drejtën ndërkombëtare.  Beteja e nevojshme dhe vendimtare kundër terrorizmit nuk e justifikon vendosjen e grupeve të caktuara të njerëzve nën një hije të përgjithshme dyshimi. Në rastin për të cilin po flasim, bëhet fjalë për besimtarët myslimanë.  Mendoj se një gjest i tillë bie ndesh me parimet themelore të ndihmës për refugjatët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …